Një kompani turistike në Rusi ka hapur një turne interesant pasi talebanët morën administratën në Afganistan.


Kompania e ka quajtur këtë udhëtim ‘turne talebane’ dhe do të organizohet përmes Stambollit.

Kostoja e këtij udhëtimi 10 ditor është 350 mijë rubla apo 4.09 euro.

Reklamë

Galina Jdarnova, një operatore në Krasnoyarsk, i tha gazetës Moskovski Komsomolets:

“Kur një klient i imi, i cili zakonisht i kalon pushimet jashtë Rusisë , tha se donte të shkonte në Afganistan, ne bëmë një studim paraprak dhe gjetëm një mënyrë për të organizuar një turne në Afganistan. Pjesëmarrësit arrijnë në Kabul pas 35-orësh. Turneu 10-ditor në Afganistan mbulon vetëm zonat nën kontrollin e talebanëve’