×
  • Extra
  • Extra

    Ndodh edhe kjo: Pronari i një dyqani ua ndalon hyrjen personave që kanë marrë vaksinën antiCOVID

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 12:28

    Pronari i një dyqani në Adelaide të Australisë ua ka ndaluar hyrjen në lokalin e tij personave që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.


    Peter King vendosi një mbishkrim në dritaren e dyqanit “Gigantic Signs” për t’i njoftuar klientët rreth vendimit. Në letër shkruhet me shkronja të mëdha e të kuqe: “Mos hyr, nëse je vaksinuar për Covid-19”.

    Klientët e zhgënjyer me vendimin e ri thanë se do ta bojkotojnë dyqanin dhe shumë prej tyre e shprehën zemërimin në rrjetet sociale.

    “Zotohem se kurrë nuk do të futem në lokalin tuaj. Ju premtoj. Kurrë nuk do t’jua zë derën”, shkroi një komentues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!