Këngëtarja Lindita Halimi prej kohësh ka paralajmëruar një ndërhyrje kirurgjikale estetike.
Hap pas hapi, ajo ka ndarë detajet me ndjekësit në rrjete sociale përgjatë procedurave të cilat do të jenë në fakt të mbuluara të gjitha nga një format për transformim në pamje ku Linda është protagoniste.
Ajo nuk ka treguar fillimisht se çfarë do të bëjë teksa tani është e qartë.
Këngëtarja shqiptare ka bërë një ridimensionim të linjave trupore duke hequr pjesë dhjamore nga abdomeni, për t’i zhvendosur tek të pasmet.
Si rrallë kush, Linda ka qenë transparente për t’u shfaqur pothuajse lakuriq.
Xhirimet tashmë kanë përfunduar, rezultatet janë menjëherë të vrejtshme teksa mbetet të shihet se kur do të dalë episodi i plotë i transformimit të Lindës të cilës palestra duket se nuk i ka bërë punë 100% dhe përkundër regjimit të shëndetshëm të jetesës që promovon, është dashur të “mbështetet” tek brisku!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.