×
  • Show Time
  • Show Time

    Big Brother Albania VIP i çon ftesë Robert Berishës, këngëtari zbulon nëse do të marrë pjesë!

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 11:26

    Kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP.


    Ani pse shumë emra të njohur janë përfolur si pjesëmarrës, ende asgjë nuk është bërë zyrtare nga ana e produksionit.

    Së fundmi u përfol se edhe Robert Berisha do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme shqiptare.

    Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit.

    “E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta”, tha fillimisht Berisha.

    Tutje, ai shtoi se për shkak të emisionit që drejton, e ka të pamundur pjesëmarrjen.

    “Përshkak të emisionit tim nuk mund të marrë pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, tha Berisha për Reporteri.net.

    Moderatorja, Arbana Osmani gjatë ditës së djeshme zbuloi se emisioni do jetë dy herë në javë, të martën dhe të premten./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!