Ka nisur mbrëmjen e sotme sezoni i dytë i “Kosheres”. Moderatori dhe aktori i mirënjohur, Bes Kallaku në monologun e tij, u ndal tek një temë që ka qenë mjaft e diskutuar ditët e fundit.
Aktori bën një krahasim të situatës dhe problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë dhe afganëve që ndodhen në vendin tonë prej disa javësh.
“Më mirë të jesh afgan në Shqipëri, se sa të jesh shqiptar në Shqipëri. Se po të jesh afgan rri në hotel me pesë yje, shqiptarit i rritet çmimi i bukës dhe nuk i bjer në mend fare për këtë punë. Po të jesh afgan në Shqipëri, të ruan Policia e Shtetit ndërsa po të jesh shqiptar edhe po të kesh urdhër mbrojtje vijnë të rrahin, të vrasin”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.