×
  • Show Time
  • Show Time

    Gresa Behluli konfirmon shtatzëninë me klipin e ri

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 19:27

    Pak ditë më parë u raportua se Gresa Behluli ishte në pritje të ëmbël.


    Këngëtarja e njohur nga Kosova përflitej prej kohësh se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëheshin prindër për herë të parë.

    Burimet zbuluan se këngëtarja është në muajin e gjashtë por gjinia e foshnjës nuk është bërë e ditur.

    Megjithatë, këngëtarja preferoi të mos reagonte por zgjodhi ta pranojë lajmin e ëmbël në mënyrën më të bukur.

    Në klipin e ri, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

    Kënga mban titullin “Numero Uno”, e cila sapo është lancuar në Youtube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!