×
  • Show Time
  • Show Time

    “Qepe llapën, të kapi prej flokësh e të nxjerr jashtë”, vajzat e Për’puthen për pak konfrontohen fizikisht

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 19:52

    Një debat i ashpër mes konkurrenteve të Përputhen ka ndodhur sot, ku tonet kanë qenë tejet të ngritura mes Adës dhe Mikelës.


    Gjatë debatit mes Brunos dhe Mikelës, kjo e fundit është përplasur me Adën, derisa u desh njëri nga djemtë të ndërhynte, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Tani ta nxjerr unë jashtë apo ndonjë, se kjo injorante kështu, moj ti sje askush”, i ka thënë Ada, Mikelës.

    Mikela në mes të emisonit i tha “kush je ti që injoron e kthen kurrizin, hello ja ku jam”.

    Në këtë moment Ada i ështe kthyer: “Qepe llapën dhe rri urtë aty se un të ngrej në ajër, të kap prej flokësh dhe të nxjerr jashtë”- tha Ada duke bërë gjestin e shkuljes së flokëve, derisa Bruno u çua në këmbë për të ndëhyrë mes dy konkurrenteve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!