Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin është zgjidhje për tejkalimin e shumë problemeve në Prishtinë.
Haradinaj duke folur për krijimin e Policisë së Kryeqytetit ka thënë se me marrjen e mandatit të kryetarit të komunës, pas zbatimit të këtij ligji, njëra ndër çështjet të cilat do ti implementojë do të jetë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.
“Nuk po flasim për më ba kryeqytetin policor. Është shembull i mirë më pa Tiranën”, ka thënë ai në Contex të ATV.
Sipas tij duhet të jenë 300 deri në 360 polic.