×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar që jeton në Zvicër ankohet se nuk gjeti punëtorë në Kosovë dhe ndërtoi vetë pishinën në oborrin e tij

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 14:28

    Këngëtari kosovar Hysni Zeqiri ka thënë se në mungesë të punëtorëve është detyruar të ndërtojë vetë pishinën në oborrin e tij.


    Ai ka ardhur nga Zvicra dhe thotë se qe dy javë nuk ka mundur të merret me muzikë për shkak se i është dashur të punoj.

    “Është ma problem me gjetë se fuqia punëtore është e mangët. Unë qe dy javë kam ardhë prej Zvicrës dhe veç një herë kam qenë në studio, se më duhet me i ndihmu babës. Punëtortë i kam kërku në rrethinë, kur duhet me punu dikush punë të thjeshtë është shumë e vështirë.

    “Më doket e paguj 20-25 ose 30, varet qysh e gjen, nuk kanë çmim fiks. Kjo është shejë e mirë se kur ka kërkesë për punëtorë, punëtori edhe e rrit çmimin, por jemi pak edhe dembelë si popull”, shprehet ai në ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!