×
  • Show Time
  • Show Time

    Bishti i flokëve që Kim Kardashian kishte në Met Gala kushtoi mbi 8 mijë euro

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 14:52

    Kombinimi i Kim Kardashian, i errësuar në fytyrë nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021.


    Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.

    Por, bishti kishte një çmim po aq të madh; Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro.

    Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.

    Ndërkohë, përveç rregullimit të flokëve me kujdes, është zbuluar se Kim ka shpenzuar kohë edhe duke u grimuar, ani pse fytyrën e kishte të mbuluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!