Një gjykatë në Indi ka gjobitur  një sallon  bukurie me 271,000 dollarë, për arsye se parukerët ia prenë keq dhe shumë flokët një modeleje.


Sipas BBC, flokët për gruan ishin shumë të rëndësishëm, pasi si modele ajo reklamonte produkte të ndryshme me flokët e saj të gjata.

Por salloni i shkurtoi flokët e saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe financiare, vuri në dukje gjykata.

Reklamë

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, lejohet të apelojë kundër vendimit.