×
  • Show Time
  • Show Time

    Osmani i Stupcave me kupon fiskal në duar, i thur vargje Kosovës

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 17:18

    Se sa e do Kosovën, aktori i njohur Osman Azemi e ka dëshmuar sot përmes vargjeve në një postim dedikues në profilin e tij në rrjetet sociale.


    Duke mbajtur një kupon fiskal në duar, pjesëtari i grupit të njohur aktorësh Stupcat ka shkruar “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im ??”.

    2 euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.

    Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta.

    Epo, shteti duhet kështu si Osmani duke kërkuar forcimin ekonomik dhe financiar të vendit, përmes procesit fiskalizues, arkave fiskale dhe kuponit fiskal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!