Kozaku hodhi poshtë mbrëmë gjatë lidhjes Live deklaratën e Stresit duke thënë se nuk kishte qenë ai që e kishte shpëtuar nga personat që e rrëmbyen dy ditë më parë. Mbreti i Instagramit tha se në fakt ata e kishin sharë reperin ndërsa iu drejtuar të mos merrte lëvdata kot.
Mirëpo, fill pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i reperit. Gjatë një lidhje live, reperi thotë se pasi ka folur me një të afërmin e Kozakut, ka kontaktuar personat në fjalë për të mos lejuar që situata të degradojë më tej.
Gjatë bisedës, Stresi thotë ndër të tjera:
“Kam folur me kushëririn e Kozakut, kam marrë direkt në telefon njerëzit dhe jam lutur me thënë të drejtën. Duhet me e ndalur këtë muhabet sonte. Iu bëj thirrje dhe Kozit dhe çunave ndaluni aty, ta mbyllim këtë muhabet për hatër të të gjithëve. Nuk dua që emri im të përmendet më nga sot.”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.