×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet pllaka përkujtimore e legjendës Fadil Vokrri

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 11:20

    Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e kanë zbuluar një pllakë përkujtimore te varri i legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, në njëvjetorin e vdekjes së tij.


    Zyrtarë të lartë të FFK-së, të udhëhequr nga presidenti i saj, Agim Ademi, bashkë me ish-futbollistë të njohur, gjyqtarë dhe trajnerë si dhe grupin e tifozëve “Dardanët”, kanë bërë sot homazhe të varri i Vokrrit.

    Në këtë rast, ata e zbuluan edhe një pllakë përkujtimore të varri i legjendës dhe ish-presidentit Vokrri.

    Në këtë ditë një vjet më parë, vendi e humbi njeriun më të rëndësishëm në historinë e sportit, atë që e krijoi Kombëtaren dardane dhe i bindi dy shtëpitë qeverisëse të futbollit botëror dhe evropian, FIFA-n dhe UEFA-n, ta pranojnë Kosovën në foletë e veta.

    Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq mëngjesin e 9 qershorit 2018, si pasojë e një sulmi në zemër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!