Rina Balaj po shijon aktualisht suksesin e këngës së fundit “Addiction”, të cilën e solli bashkë me një videoklip interesant dhe unik.


Por, këngëtarja e njohur së fundi ka befasuar fansat e saj me një ndryshim drastik në dukje.

Derisa jemi mësuar ta shohim për një kohë të gjatë si flokëkuqe, Rina tashmë është tërësisht bionde.

Reklamë

Këngëtarja realizoi një fotosesion atraktiv që e ndau me fansat në llogarinë e Instagramit, përmes të cilit tregoi ndryshimin e madh në pamje.

Rina dukej në formë të mirë dhe ndryshim i stilit dhe ngjyrës së flokëve u mirëprit edhe nga ana e fansave që e komplimentuan në hapësirën e komenteve krahas fotove.

“Më hidh në ujq dhe unë do të kthehem duke udhëhequr tufën”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

Reklamë

Ndërkohë, Rina ka kohë që është shkëputur nga koncertet dhe mbrëmjet muzikore dhe si e tillë edhe në sezonin që lamë pas, kanë qenë të rralla paraqitjet e saj para publikut.