Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Fadil Vokrrit, lojtarët e Kosovës (kombëtarja A), edhe pse në Sofje, kanë gjetur formën për ta nderuar ish presidentin e FFK-së.


Ish presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërroi jetë një vit më parë, dhe me rastin e përvjetorit, shumë aktivitete janë organizuar në shenj nderimi për të.

Lojtarët e Kosovës nuk mund të merrnin pjesë në këto aktivitete, pasi po japin kontribut në plotësimin e ëndrrës së Vokrrit, duke garuar në eliminatoret e Euro 2020.

Reklamë

Para testit të radhës kundër Bullgarisë, lojtarët e Kosovës kanë shkrepur një fotografi, ku në formë ‘mozaiku’ kanë shkruar emrin Fadil Vokrri.

Pikërisht fal punës së palodhshme të Fadil Vokrrit, djemtë e Kosovës kanë mundësinë që të paraqiten në këto gara ndërkombëtare, me fanellën e Kosovës.