Shpresat e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për ta arritur finalen në përpjekje për ta fituar garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, u shuan pasi Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo i eliminoi në gjysmëfinale.
Prandaj, dyshja shqiptare synon t’i ndihmojë Zvicrës ta mposhtë Anglisë në një ndeshje për vend të tretë sot në Porto.
Cristiano Ronaldo e mundi i vetëm Zvicrën në gjysmëfinale, duke realizuar het-trik për Portugalinë, duke i shënuar dy nga tri golat e fitores 3:1 në dy minutat e fundit të ndeshjes. Anglia, ndërkohë, u mund në kohën shtesë nga Holanda, duke dështuar të kalojë në finale.
Tani, Zvicra dhe Anglia do të luftojnë për vendin e tretë në garën më të re të UEFA-s.
Shaqiri dhe Xhaka janë titullarë, ndërsa Albian Ajeti është në stol.
Ndeshja do të nisë në orën 15:00 në Porto.
Formacionet zyrtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.