Disa yje të ekipit kombëtar të Kosovës kanë zgjedhur rrjetet sociale për ta përkujtuar legjendën e futbollit shqiptar, ish-presidentin e Federatës së Futbollist të Kosovës, Fadil Vokrrin, në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda dhe Besar Halimi i kanë përdorur rrjetet sociale për ta kujtuar njeriun i cili ua mundësoi atyre ta përfaqësojnë atdheun në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.
Në këtë ditë një vjet më parë, vendi e humbi njeriun më të rëndësishëm në historinë e sportit, atë që e krijoi Kombëtaren dardane dhe i bindi dy shtëpitë qeverisëse të futbollit botëror dhe evropian, FIFA-n dhe UEFA-n, ta pranojnë Kosovën në foletë e veta.
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq mëngjesin e 9 qershorit 2018, si pasojë e një sulmi në zemër.
Qendërmbrojtësi i Dinamo Zagrebit Rrahmani ka shkruar në llogarinë e vet personale në Instagram: “Na mungon”, shkrim të cilit ia ka shoqëruar një figurë pikëlluese.
Mesfushori i Velerengas Shala, ka shkruar në llogarinë e vet në Instagram se i gjithmonë do ta bartë në zemër legjendën shqiptare. “Gjithmonë në zemrat tona”.
Ndërsa, mbrojtësi i Standard de Liege Vojvoda ka shkruar: “Një vjet pa legjendën”.
Sot në mesditë, ekipi kombëtar i Kosovës, e nderoi figurën e Vokrrit nga hoteli ku po qëndron në Sofje, para përballjen me Bullgarinë në një ndeshje të rrethit të katërt të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.