Djali i Kadri Veselit, Klestori kohë pas kohe publikon fotografi me babain e tij, i cili afër një vit ndodhet në Hagë.
Duke qenë se është mjaft aktiv në rrjete sociale, së fundmi ai ka publikuar një fotografi me babain e tij, foto kjo e realizuar në vitin 2020, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Një kujtim i veçantë, 21 korrik 2020 në bjeshkët me heroin tim! I pres me padurim ditët kur sërish do t’ia mësyjmë maleve të Kosovës”, ka shkruar djali i Kadri Veselit në mbishkrimin e fotografisë.
Theksojmë se Kadri Veseli ka plot 10 muaj që po qëndron në Hagë, derisa akuzohet për krime lufte./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.