Shaqiri ka lëshuar fushën para kohe në ndeshjen që Zvicra po e zhvillon me Anglinë në Nations League.
Zvicra dhe Anglia janë duke luftuar për vendin e tretë në Nations League.
Nga minuta e parë për Zviucrën e nisën ndeshjen dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Por, anësori i Liverpoolit u detyrua të lërë fushën para kohe.
Ai u lëndua në minutën e 63’, duke lëshuar fushën për Steven Zuber.
Shaqiri duket se ka probleme me këmbën e djathtë. Teksa po largohej nga fusha, tifozët thërritën emrin e tij.