Virgil van Dijk ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.
Ai ka folur për finalen e Nations League, mes Holandës dhe Portugalisë, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Van Dijkut i është përmendur Cristiano Ronaldo, që ditë më parë në gjysmëfinale kundër Zvicrës shënoi het-trik.
Sipas mbrojtësit të Liverpoolit, Portugalia është më shumë se Ronaldo dhe nëse duan t’i ndalin ata, duhet të luajnë si skuadër.
“Ronaldo përballë van Dijk dhe de Ligt? Ne do të përgatitemi për të për të mbrojtur së bashku. Por, përballë nuk do të kemi vetëm Ronaldon, por një Portugali të fortë. Një skuadër me eksperiencë, disa lojtarë të moshuar, por edhe talente fantastikë. Ata janë një ekip miks. Ne do të japim gjithçka dhe të shpresojmë se do të marrim trofeun në fund”, u shpreh Van Dijk.
Futbollisti i Liverpoolit foli edhe për talentin e ri, sulmuesi e Benficas Joao Felix.
Van Dijk beson se ai do të bëhet lojtar i madh, “nëse punon dhe qëndron i thjesht”.
“E kam parë në Europa League, të gjithë e kemi parë aty. Ai është një talent i madh. Ka një të ardhme të ndritur nëse qëndron i thjeshtë dhe punon me veten e tij”, theksoi Van Dijk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.