Debatet në “Përputhen” sa vijnë e nxehen çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, një debat i ashpër ka ndodhur mes Tolës dhe Redit, ku shkak u bë një nga takimet e konkurrentes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Redi iu drejtua Tolës, se ajo do një burrë që e rrah.
“Ti do një burrë që të rrah tri herë në ditë”, ishin fjalët e Redit drejtuar Tolës, e cila u nxeh nga këto fjalë.
Këtu ndërhyri edhe vetë Arjan Konomi i cili tha që të kenë kujdes si shprehen, pasi kohëve të fundit vetëm dhunë po shohim gjithandej./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.