Një 22-vjeçar ka humbur jetën të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota.

Lajmin për Gazetën Online Reporter.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas informatave të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur viktima, duke drejtuar ATV-në, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë nga një lartësi.

Reklamë

Njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar vdekja e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe ekipet e Forenzikës Rajonale, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.