Kozak Braçi ka qenë emri më i përfolur këto ditë në mediet rozë.
Javën e kaluar “Mbreti i Instagramit” u kidnapua dhe u rrah nga disa persona, të cilët e detyruar që përmes llogarisë së reperit në Instagram, t’i shfaqnin gjithçka publikut, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Tani, ai ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur gjithçka, derisa shpjegon se personat që e rrëmbyen i erdhën me tre makina dhe e rrethuan teksa ai ishte në taksi.
“Një makinë më erdhi këtej, një këtej dhe një tjetër këtej. Un isha këtu. Ja këtu më kanë kapur kur kam kthyer taksinë. Por ja ku keni kamerat.” shprehet ai.
Ndërkohë më tej Kozaku sheh një fqinj të tij dhe e pyet nëse ai ishte prezent kur u rrëmbye ai, teksa thotë se ata që e kanë parë duhet të ndërhynin.
“Hajde pak këtu. A ishe ti atë ditë kur më kanë rrëmbyer mua? Por çfarë do kishe bërë t’i edhe po të kishe qenë këtu do ishe futur me ndonjë banjo. Janë ca njerëz të tjerë që i kam ndihmuar. Të paktën të kishin luajtur vendit. Gjithësesi mbaroj kjo punë me kaq, thotë Kozaku. /Reporteri.net/