×
  • Show Time
  • Show Time

    Kunati i Fjolla Morinës bëhet pjesë e muzikës

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 8:38

    Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të momentit në mediat rozë. Biznesmeni e ka mbështetur vazhdimisht këngëtaren gjatë karrierës së saj, por mesa duket pjesë e muzikës së fundmi do të bëhet edhe vëllai i Fisnikut.


    AG-Beatzz ka vite që punon si producent, por këtë herë ka vendosur të shfaqet në rolin e këngëtarit.

    Ka qenë Fisniku që ka publikuar një video në InstaStory, ku ka prezantuar vëllain e tij dhe një pjesë nga kënga e tij e re.

    Në mbishkrimin e videos, Fisniku e ka paralajmëruar AG-Beatzz si një rap-artist premtues të tregut muzikor, i cili do të shfaqet shumë shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!