Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Bullgarisë me golin e Vedat Muriqit.
Pas një depërtimi të super Milot Rashicës i cili pasoi topin tek Benjamin Kololli, ky i fundit i dha atij një super asistim, shkruan Reporteri.net
Muriqi nuk e pati të vështirë i cili arriti të shënojë me kokë.
Sulmuesi shtatlartë arriti që të shënojë edhe një herë me kokë por gjyqtari anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Në xhirim të ngadalsuar shihej se milimetrat ishin në pyetje./Reporteri.net/

