×
  • Sport
  • Sport

    Përmbysje historike: Kosova fiton në mes të Bullgarisë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 22:38

    Kosova ka shënuar edhe golin e tretë e historik për ta përmbysur Bullgarinë dhe për të shënuar fitore.


    Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3 me 2 në Sofje të Bullgarisë.

    Milot Rashica ishte ai që kaloi Kosovën i pari në epërsi, në minuten e 14-të, shkruan Reporteri.net

    Më pas bullgarët shenuan dy gola me Dimitrov i cili shënoi në përfundim të pjesës së parë dhe Popov i cili pas një harkimi nga këndi i kaloi bullgarët në epërsi.

    Por, Kosova arriti që së pari të barazoj rezultatin me anë të Muriqit, i cili mori një asisit perfekt nga Benjamin Kololli:

    Më pas të fitoj ndeshjen me zëvendësuesin Elbasan Rashanin i cili u përkujdes të ‘tranonte’ zemrat e kosovarëve dhe të shënonte në minuten e 93-të, të ndeshjes.

    Me këtë fitore tashmë Kosova tubon pesë pikë në tri ndeshje.

    Kujtojmë që Kosova pret Çekinë në ndeshjen e ardhshme në Fadil Vokrri në Prishtinë më 7 shtator./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!