Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, i cili ditë më parë tha se në kohën e lirë lexon lektyra, ka vazhduar me prezantimin e programit të tij qeverisës në debate të ndryshme.
Në një përballje të fundit me kandidatët e tjerë që janë në garë për Malishevën, Berisha ka lënë të nënkuptohet se ka mungesë njohurish për disa nga termet që i përdorë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shpikur shprehjen “xhirollogaridhënie” duke dashur të thotë se do të kërkojë llogaridhënie nga personat me të cilët do të punojë në udhëheqje të komunës.
“Do të kërkojmë xhirollogaridhënie prej personave përgjegjës që mirren me menaxhimin e shtëpisë së shëndetit, shkollave, komunës e administratës. Se pa kërkuar xhirollogaridhënie prej këtyre personave nuk mund të kemi sukses”, ka thënë ai te “Jeta në Kosovë”.
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.