Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur shumë i emocionuar për fitoren së Kosovës si mysafir kundër Bullgarisë me rezultat 2-3 në kuadër të kualimeve për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2020, shkruan Reporteri.net.
“Emocion i papërshkrueshëm ajo çfarë na ofruan në fushë, në mes të Sofjes, Luanët e Dardanisë. Me ju, secilën herë, në çdo fitore, në çdo sfidë. Forca Kosovë, si sot, gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se Kosova pas kësaj fitoreje renditet e treta në Grupin A me 5 pikë, dhe para saj renditen Anglia e para me 6 pikë aq sa ka edhe Çekia e dyta.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan si vendas me 7 shtator kundër Çekisë. /Reporteri.net/.
Thaçi pas fitores ndaj Bullgarisë: Kosova sigurt në Kampionatin Evropian