Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e cila sot mori pjesë në punimet e KS të OKB-së, është shprehur tejet e lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Bullgarisë.


Ajo ka thënë se nuk ka mundur ta shikon lojën për shkak të obligimeve, pork a thënë se i është kënaqur zemra pas këtij triumfi, shkruan Reporteri.net.

“D.m.th, çelësi qenka unë mos me mujtë me kqyrë lojën ? O zemrën bre ma kënaqët ???#Kosova”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reklamë

Kujtojmë se Kosova pas kësaj fitoreje renditet e treat në Grupin A me 5 pikë, dhe para saj renditen Anglia e para me 6 pikë aq sa ka edhe Çekia e dyta.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan si vendas me 7 shtator kundër Çekisë. /Reporteri.net/.