Në mesin e emrave të njohur në botë që ka veshur me kreacionet e tij, tashmë në këtë listë Valdrin Sahiti ka vendosur edhe Rita Orën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është veshur me fustan të kreatorit kosovar, dhe këtë e ka treguar vet ajo në një postim në Instagram.
30-vjeçarja postoi një video ku shihet e veshur me një fustan të zi elegant, me prerje tek gjoksi dhe beli në të cilin kishte detaje me gurë, ndërsa një tjetër prerje të gjatë kishte edhe tek këmbët.
Në mbishkrimin e video, Rita ka etiketuar Valdrinin duke i bashkangjitur edhe një emoji zemre të zezë.
Kujtojmë që së fundi, Valdrin Sahiti ka veshur me një nga kreacionet e tij të fundit edhe këngëtaren tjetër me famë, Beyonce.
Beyonce u paraqit në një fustan të zi elegant i punuar nga dizajneri shqiptar gjatë premierës së filmi të Jay-Z, “The Harder They Fall” në Festivalin e Filmit në Londër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.