Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy zyrtarë policorë që ranë në krye të detyrës, kanë diplomuar në ceremoninë e sotme si pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, në orët e para të mëngjesit, gjatë sulmit terrorist në Banjskë.
Po ashtu në veri ishte vrarë edhe polici Enver Zymeri. Ai fillimisht ishte plagosur rëndë më 25 korrik 2011, gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, por një ditë më pas kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte qëlluar gjatë një sulmi ndaj konvojit policor në zonën e Zubin Potokut.
Edhe Bunjaku edhe Zymeri janë shpallë heronj të shtetit.