Që prej hyrjes në shtëpinë më të famshmë të momentit “Big Brother” banorët nuk vonuan të miqësoheshin me njëri-tjetrin dhe të hapnin biseda nga më të ndryshmet deri në ato më personalet.
Që prej fillimit ra në sy afrimiteti dhe miqësia midis Semit dhe Donaldit. Shumë menduan se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi por dyshja i ka mohuar.
Edhe mbrëmjen e kaluar është diskutuar deri diku marrëdhënia e tyre por në mënyrë indirekte.
Tema e bisedës lidhej me faktin nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhje dashurie me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.
Në këtë moment ka reaguar edhe Semi. Të gjithë jemi kuriozë për përgjigjen e saj pikërisht për faktin e miqësisë së saj me ish-partnerin e Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e saj.
Edhe pse u provokua jashtëzakonisht shumë ajo sërish është treguar kategorike në përgjigjen e saj:
“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”,-tha Semi.