×
  • Show Time
  • Show Time

    “A donte që Afrim Muqiqi të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës”, flet bashkëshortja e këngëtarit

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 13:15

    Afrim Muqiqi së bashku me bashkëshorten e tij kanë votuar gjatë ditës në fakultetin Teknik në Prishtinë.

    Muqiqi ka thënë që ka ardhur koha që qytetarët që votojnë, t’u kërkojnë llogari kandidatëve që i votojnë, transmeton Reporteri.net.

    “Shpresoj që populli eshte vetëdijësuar dhe duhet ta analizojnë mirë programin e kandidatëve për kryetar të Prishtinës”, tha Muqiqi.

    Derisa, edhe bashkëshortja e tij, tha që dëshiron të besojë pasi ka ardhur koha që të bëhet më mirë, e vota mos të keqpërdoret.

    “Nëse Afrim Muqiqi kish me qenë politikan, do doje të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës?, ishte njëra nga pyetjet për bashkëshorten e Muqiqit, e cila nuk hezitoi të përgjigjej por tha se e sheh vetëm në muzikë.

    “S’do kisha pas deshirë edhe pse ka kry shkollë për muzikë, le të rri aty, le te na argëton, se kemi nevojë”, tha ajo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!