Kohëve të fundit Fifi dhe Graniti kanë treguar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Dy ditë më parë ishte Graniti ai i cili i bëri një masazh këngëtares, shkruan Reporteri.net.
Por, duket se tani ka qenë radha e Fifit e cila mbrëmë vonë i ka bërë një të tillë futbollistit te krevati i tij, derisa i thotë se ia kanë mësuar plot njerëz se si të bëjnë masazh.
Fifi ditë më parë u shpreh hapur se ka një pëlqim të madh ndaj Granitit, derisa ky i fundit u shpreh se e pëlqen por që ende i duhet kohë.
E kjo deklaratë e tij nga pjesa më e madhe e banorëve po cilësohet si lojë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.