×
  • Show Time
  • Show Time

    Faton Shoshi merr në menaxhim një talente të re

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 13:11

    Faton Shoshi merr nën menaxhim edhe një artiste të re e cila është duke bërë bujë nëpër rrjete sociale.


    Faton Shoshi njëri prej emrave menaxher më të përmendur, shumë shpejt do të marrë në duar edhe një artiste të zhanrit HipHop e cila tashmë vec ka bërë bujë me talentin e saj në rrjete sociale.

    Është kjo prishtinasja Rinesa Qeriqi e njohur si “Balkanest” e cila me disa postime të saja ka bërë për vete shumë njerëz, e që sigurisht nuk i ka ikur as Fatonit i cili tashmë njihet për menaxhimin e artistëve të këtij zhanri.

    Ajo së fundmi ka postuar një ‘instastroy’ ku ka thënë “numri qe kerkoni nuk eshte ne disp. Ju lutem kontaktoni menagjerin @Fatonshoshi” e këtë e ka ripostuar edhe Fatoni duke e kthyer “soon???”, e kjo na bënë të ditur se dicka e re po vjen shumë shpejt nga ata.

    Përndryshe në  postimet e “Balkanest”  mund ta shihni talentin e saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!