Falë një raporti të fitimeve dhe një porosie të madhe të makinave nga Hertz – kompani amerikane e makinave me qira – kapitali i Tesla-s kaloi 1 trilion dollarë të hënën dhe CEO Elon Musk është personi më i pasur në historinë e botës.
Forbes vlerëson se pasuria neto e Musk është 271.3 miliardë dollarë deri të hënën, rreth 41.7 miliardë dollarë më shumë nga e premtja. Musk është në një territor të paeksploruar të pasurisë, që po shkon drejt 300 miliardë dollarëve.
Kur Forbes filloi për herë të parë të gjurmonte pasurinë e miliarderëve, në vitin 1982, personi më i pasur në Amerikë ishte manjati i anijeve Daniel Ludwig, me vlerë 2 miliardë dollarë, ose rreth 5.5 miliardë dollarë me vlerën e sotme të parave. Pasuria e themeluesit dhe ish-drejtorit ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos, u rrit në 212 miliardë dollarë kur aksionet e Amazon arritën kulmin në korrik – plot 59.3 miliardë dollarë më pak se sa vlen Musk tani.
21% e aksioneve të Musk në Tesla përbën pjesën më të madhe të pasurisë së tij, por ai gjithashtu ka aksione në kompaninë private të raketave të cilën e themeloi në vitin 2002, SpaceX. Elon është shumë pranë ditës kur pasuria e tij të jetë 300 miliardë dollarë, duke u bërë kështu trilioneri i parë në histori.
Shënim: Në një version të mëparshëm, pasuria e Elon Musk u shënua gabimisht 300 milionë dollarë. Artikulli është korrigjuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.