Fifi është kthyer personazh si brenda por edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja nga Kosova është njëra nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të parë VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ndonëse një pjesë e madhe e publikut po e kritikojnë për sjelljen e saj me banorët, jo më pak kanë qenë komentet të tipit se Fifi qan gjatë gjithës kohës në shtëpi.

Reklamë

Për këtë kanë filluar të bëhen edhe ‘meme’ në rrjete sociale, e një e tillë është realizuar sërish ku shfaqet harta e Kosovës, e në disa qytete janë vënë fotografi të Fifit, në momente të ndryshme kur ajo ka qarë./Reporteri.net/