×
  • Extra
  • Extra

    Kosova do të marrë pjesë në kampionatin botëror të lojërave ‘online’ në Izrael – garohet me CS:GO dhe Dota2

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 8:24

    Kosova do të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ‘online’, “World Championship IESF 13” që do të mbahet në Izrael.

    Vendi do të përfaqësohet nga dy ekipe, njëri prej tyre që do të garojë në lojën CS:GO dhe ekipi tjetër në Dota2.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata Esports Kosova, përmes një postimi në Facebook.

    Sipas këtij statusi, komuniteti thotë se pjesëmarrja e tyre ishte konfirmuar nga Izraeli dhe nga vetë kampionati, dhe se ekipet do të nisen më 14 nëntor.

    Ndeshjet e para ekipi do t’i zhvillojë më 16 nëntor në Main Event, sipas komunitetit.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur financiarisht shpenzimet e të gjithë lojtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!