×
  • Extra
  • Extra

    “Je i prapambetur si gjithë shqiptarët”, make-up artisti nxeh pastorin shqiptar: Injorant

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 22:52

    Pastori i njohur, Akil Pano, ka bërë së fundmi një denoncim në faqen e tij në “Facebook”, ku publikoi një formular që u jepej prindërve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopsht, e ku fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

    Ky formular u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte vetë pastori, i cili tha se atë ia ka dërguar një gazetare.

    “Më tha shiko se po shpërndahet ky formular në kopshtet e Tiranës. Nuk e nxora unë i pari, pasi e kishin nxjerrë edhe portale të tjera të mëdha.

    Unë sigurisht që jam me familjen tradicionale, ruajtjen e familjes. Pashë një tension të madh popullor në komentet në postimin tim. 99 për qind që domeni i kujdesit të fëmijës dhe familjes”, tha Pano.

    Ndërkohë, në një lidhje “Skype” ishte make-up artist, Dario Doka” i cili ishte kundër këtij formulari duke thënë se “është super budallëk”.

    “Është nxitje, në shqiptarët jemi pak të prapambetur, e na nxisin me këtë”, tha ai.

    Menjëherë pas kësaj replike ka ndërhyrë pastori, i cili tha se “ç’është kjo mani për të thënë kështu për shqiptarët”.

    “Pse të djeg, meqenëse ty të djeg edhe ti je i prapambetur. Thashë për shumicën”, shtoi make-up artisti, të cilit Pano iu kundërpërgjigj: “Duke e cilësuar si injorant, nuk i jep dinjitet as vetes e askujt”.

    “Unë thashë shumica janë të prapambetur, ty nuk ka pse të djegë. U keqkuptua gjëja se vetë jam shqiptar e jam krenar. E pashë se ishte një nxitje që shqiptarët të urrejnë më shumë komunitetin LGBT”, ndërhyri Doko.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!