×
  • Extra
  • Extra

    Si ndikon shkëmbimi i mesazheve seksuale në marrëdhënien tuaj?

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 23:58

    Letrat e dashurisë janë zyrtarisht të modës së vjetër. Sipas CNN, një studim i ri zbuloi se dërgimi i fotove nudo ose teksteve seksuale është mënyra e re për të mbajtur shkëndijën e ndezur në marrëdhënien tuaj.

    Hulumtuesit në Universitetin Drexel, anketuan 870 amerikanë të moshës nga 18 deri në 82 vjeç për studimin e tyre. Ata zbuluan se 88 për qind e të anketuarve kishin shkëmbyer mesazhe seksuale, dhe 82 për qind e kishin bërë këtë para një viti.

    Studiuesit gjithashtu pyetën pjesëmarrësit në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale dhe rezultoi se shumica e njerëzve që praktikonin ‘sexting’, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur seksualisht.

    Dhe njerëzit që ishin në një lidhje, por jo “shumë serioze”, ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre në tërësi kur i dërgonin njëri-tjetrit foto ose mesazhe seksi. (Njerëzit në marrëdhënie “shumë të përkushtuara” nuk kishin asnjë efekt nga sexting, ndoshta sepse ata i kanë parë të gjitha tashmë.)

    Burrat kanë më shumë gjasa të jenë më të kënaqur nga sexting.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!