Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero është dorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Lajmi për vetë dorëzimin e tij e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka thënë ai dhe truproja e tij janë duke u marrë në pyetje.

Reklamë

“Rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje.”, ka thënë Borovci.

Borovci tha se informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.

“Nga të dhënat fillestare është ë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.”, tha ai./Reporteri.net