Paloma dhe Sheila janë dy konkurrentet që u larguan mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Vëllai i madh vendosi të nxjerrë në nominim të gjithë banorët, pasi disa prej tyre kanë shkelur rregullat e produksionit.

Publiku vendosi të largojë Palomën, një nga vajzat më aktive në shtëpi, që është bërë shpesh pjesë e debateve dhe tensioneve.

Reklamë

Më herët gjatë spektaklit u largua Sheila, që u shpreh se e ka shijuar këtë eksperiencë dhe ndihet krenare me veten.