Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e reperit Fero, pasi dyshohet se ka sulmuar bashkë me truprojën e tij, producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Agaj ka raportuar se, në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Reklamë

“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thekson raporti.