×
  • Show Time
  • Show Time

    Kthim në klasën e dytë fillore, Beatrix Ramosaj thotë se 12+4 bëjnë 26

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 8:58

    Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sa vijnë e shtohen dita-ditës.

    Mbrëmë u zhvillua një debat i ashpër sërish mes Donaldit dhe Ilirit, ku gjithçka ndodhi për ushtrimet sa i përket provës së javës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Derisa një pjesë e banorëve u munduan të qetësonin aktorin Veshaj, duke zgjedhur që të bëjnë lojëra të ndryshme.

    Në një moment Donaldi zgjedh t’i bëjë një lojë këngëtares Beatrix Ramosaj, lojë kjo e cila kishte të bënte me mbledhjen e numrave.

    Në mesin e shumë pyetjeve që lidheshin po me mbledhjen e numrave, aktori e pyet këngëtares se sa bëjnë, 12+4, e që kjo e fundit mendohet bukur gjatë dhe në fund thotë 26, e që të gjithë fillojnë qeshin me të.

    Donaldi: Pse si bëjnë 26?

    Beatrix: hmm(mendohet)… po sa bëjnë pra se na trashe?

    Donaldi: Jo si mund të bëjnë 26, 16 pra, dhe vazhdojnë lojën sërish./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!