Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore.

Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.

Por, kjo ditë nuk është fort e këndshme për stafin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Stafi i Mbretëreshës në Mbretërinë e Bashkuar do të shpenzojë 40 orë duke ndryshuar 1000 ora brenda pallateve.

Vetëm në pasurinë e kështjellës Windsor, Koleksioni Mbretëror i orëve arrin në rreth 400, me 600 të tjera në Pallatin Buckingham dhe 50 në Pallatin e Holyrood House./Reporteri.net/