Grimeri i njohur kosovar, Arbër Bytyqi ka zgjedhur që për festën e Halloween-it të bëjë një ndryshim drastik.

Ndonëse u komentua për kilogramët e humbura këtë periudhë, tani ai ka marrë vëmendjen me ndryshimin që ka bërë për këtë festë, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një video derisa shihet se është ‘shndërruar’ në versionin e tij femër.

Reklamë

https://video.gjirafa.com/249498053-396212942160365-5236463637485330829-n-mp4

“Arba është rikthyer”, ka shkruar make-up artisti nga Prizreni, ku shihet me flokë të gjata dhe grim të theksuar.

Komentet kanë qenë të shumta ndaj tij në këtë video, derisa e kishin edhe të vështirë ta besonin se është vetë ai./Reporteri.net/

Reklamë