×
  • Show Time
  • Show Time

    Donald-Ilir: Big Brother jep dënimin për të dy banorët

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 12:28

    Mbrëmë një debat i ashpër ka ndodhur mes Donaldit dhe Ilirit, duke bërë kështu që aktorja Arjola Demiri të përfundojë në duart e mjekëve.

    Mjekët ndërhynë në shtëpinë e Big Brother për të stabilizuar gjendjen e aktores nga Tropoja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tani, sapo është lexuar vendimin për ndëshkimin ndaj të dy banorëve, Ilirit dhe Donaldit.

    Big Brother ka vendosur që të dy të luajnë me një top, gjithë kohës, pa e lënë të bie asnjëherë në tokë.

    Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që Big Brother t’ua plotësoj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!