×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me 93 vjeçarin që shëtit Rugovën duke vozitur traktorin

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 12:50

    Ditën e nis në pesë të mëngjesit, përgatit një kafe që sa më ëmbël të fillojë ditën. Ulet në dhomën e qëndrimit dhe e shijon terrin në fund duke menduar për punët që do të bëjë.

    Punë tjetër e 93 vjeçarit është që të çajë drunj dhe të mbajë të ngrohtë stanin e tij në Shtupeq të Rugovës.

    Mund të duket se vitet e kanë munduar, por fuqia e vullneti që të mos dorëzohet asnjëherë nuk e ndalin asnjëherë Malë Kapllanin Nikçin.

    “Edhe tash çohna punoj se e kam merak me punu”, thotë ai.

    Por jeta nuk ka qenë e lehtë për të, dhimbja më e madhe vazhdon të jetë humbja e dy fëmijëve.

    “Unë i kam pas katër fëmijë, dy më kanë vdekë. I ka marrë zoti. Duhet mu pajtu.”, thotë ai.

    Mall ndjen edhe për bashkëshorten e ndjerë me të cilën kujton momentet më të lumtura.

    “Edhe gruaja me ka vdekë qe 17 a 18 vjet. Bashkë kemi rrnu, qitu dilshim bashkë, por shkoi. Nuk ka jetesë pa gruan. Nuk ka jetesë. Kam reja e i kam krejt po shoqja është tjetër gja”.

    Ai nuk pajtohet aspak me gjenratat e reja dhe lirinl që sot e kanë, sidomos mundësinë e arsimimit.

    “ Të rijtë a? Mozomakeq. Unë nl atë vakt s kam pas mundësi mu shkollu. Tre djemve e çikës ua kam dhlnl fakultetin në atë vakt.”, shton ai.

    93 vjeçari thotë se nuk duhet të ankohemi sepse gjithçka ndodh në kohën e duhur.

    Malë Nikçi ka qenë pjesë e ansamblit Rugova ku me shumë emocione i tregon disa nga ngjarjet më të mira që ka përjetuar.

    Pjesën më të madhe  të dimrit e kalon në Shtupeq jo në qytetin e Pejës pranë fëmijëve.

    Ai e ka kaluar edhe virusin Covid dhe thotë se e kaloi për arsye se është rritur në bjeshkë.

    “Nisi mem mundu pak e i thashë jo jo hajt se jam rritë në Rugovë. Tri javë kam nejt në spital.”, tregon ai.

    Nikçi tregon se traktorin e ka mikun më të mirë dhe se vozitja e tij është një prej aktiviteteve më të mira që e bënë gjatë ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!