Dyshja e njohura kosovare, Dj Dagz dhe Dj PM do të futen të premten në shtëpinë e Big Brother.

Burime të afërta të dyshjes bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se të dy Dj-të do t’i bashkohen banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother.

Dagz dhe PM përbëjnë një dyshe goxha të suksesshme në fushën ku veprojnë tash e një kohë.

Reklamë

Krahas ndejave ku performojnë bashkë, dy djemtë numërojnë edhe një varg të projketeve me artistë të njohur.

Derisa natën e sotme, banor i ri që është futur ka qenë artisti nga Shqipëria, Igli.

Ndërsa banori i parë i larguar natën e sotme ka qenë Sabiani, e që menjëherë kërkoi të largohej edhe Iliri, por që moderatorja Arbana Osmani i tha të merrte kohën e tij ta mendonte mirë këtë gjë, mirëpo Sabiani pati biletën vajtje-ardhje dhe u rikthye sërish në shtëpi./Reporteri.net/